MENU
klinika

"Spektaklet e trekëndëshit të Bermundës"

Basha për situatën në PD: Të përgatitur për çdo skenar!

21.12.2021 - 17:10

Kreu i PD, Lulzim Basha theksoi sot për mediat se PD ka gati cdo skenar për cdo situatë. Deklaratën kryedemokrati e bëri në përgjigje të medias, pas situatës së krijuar sot në seli ku një prej shoqëruesve të Sali Berishës shkelmoi derën për të hyrë në sallën e konferencave.

“PD i ka gati të gjithë skenarët për t’u përballur në cdo situatë. I bëj thirrje autoriteteve të veprojnë për personat me vepra penale që ishin sot në PD. Fation Dauti është një figurë e skeduar në Britaninë e Madhe. Dyert e PD do mbeten të hapura, që duan të bëjnë betejën me Edi Ramën, për zbardhjen e masakrës zgjedhore, për t’i kthyer votën shqiptarëve, parlamentin dhe qeverinë që meritojnë.

Betejë për të luftuar kundër mjerimit që po pllakos kudo. Spektaklet e trekëndëshit të Bermundës janë shfaqje e dëshpërimit të tyre, i dëshpëruar është Sali Berisha sic e patë dje.

Edhe më i dëshpëruar është Edi Rama jo sepse i është djegur karta me të cilën ka luftuar dy palë zgjedhje, por sepse e di që trekëndëshi do merret me radhë dhe kur bie baza do bien edhe brinjët e tjera të trekëndëshit.” u shpreh Basha.