Në një konferencë për mediat kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke u shprehur se nuk do t’uia falë kurrë këtë gjë që po bën. Basha më tej është shprehur se Berisha tashmë është bërë një barrë për PD-në që me skenën e sotme kujtoni një nga kohët më të hidhura të shqiptarëve.
“Sot nuk ka demokrat që nuk është i qartë. Në kulmin e dëshpërimit ku Këshilli nuk iu përgjigj thirrjes për bojkotim sot ndërmori një akt që i kujtoi shqiptarëve një nga kohët mjë të hidhurat nga një kiohë e mbrapshtë. Asnjë demokrat, as anëtarët e Këshillit Kombëtar të cilët dje refuzuan thirrjen për bojkot votuan dhe vendosën dhe asnjë anëtar i asaj që do të mblidhet në mënyrë madhëshore me 18 dhjetor do të marrin pjesë me vendosshmëri në një proces politik shprese. Ky proces do të përfundojë me sukses dhe shqiptarët do të vijnë në pushtet. Regjimi nuk do të largohet më një non grata por mëe një parti krah SHBA-ve mbështetja e të cilëve është shprehur nga shkallët e kësaj selie. Berisha është tubi i vetëm i oksigjenit që mban gjallë regjimin. Në vend që të merremi me hallet e të përmbyturve, të shqiptarëve me mbi 50% të shqiptarëve që nuk shtrojnë më shumë se një vakt në shtëpi merremi me tollovin ë eBerishës. Nuk ia fal kurrë këtë dhe nuk ka demokratë që do ia falë. Berisha është bërë një barrë për PD-në”- tha ai.