MENU
klinika

“Heqim regjimin e njëshave”

Basha thirrje demokratëve: Zgjedhim miqësinë e përhershme me SHBA

18.12.2021 - 14:34

“Të zgjedhim të ardhmen dhe të shkëputemi nga e shkuara”, kjo ka qenë thirrja e Lulzim Bashës, drejtuar demokratëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Basha lëshoi mesazhe të forta dhe të qarta drejtuar Sali Berishës, duke thënë se me një person “non-grata” në radhët e PD-së, kjo forcë politike nuk do të arrijë kurrë në fitore.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dhe as duke e kthyer të gjithë partinë në non-grata, për hir të një personi kushdo qoftë ai. Çfarë ka ndodhur na ka ndryshuar, por ne sot zgjedhim të na ndryshojë për mirë. Ne jemi partia e parë opozitare, e shpresës së shqiptarëve, na takon të jemi te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor. Ky kuvend mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë, a do të zgjedhim të ardhmen, a do të zgjedhim të heqim nga supet e shqiptarëve, zgjedhën e sundimit të njëshave, zgjedhën e pandëshkueshmërisë? A do të zgjedhim bashkë udhëtimin tonë të pandalshëm dhe fatlum me aleatët tanë SHBA që si asnjëherë më parë kanë vendosur të na ndihmojnë për ta çliruar vendin për të marrë krusin e demokracisë së vlerave. A do të zgjedhim në këtë betejë fitoren apo do të zgjedhim të shkuarën? Nënshtrimin? Kthimin mbrapa? Kjo është një zgjedhje politike, por kjo është një zgjedhje atdhetare, mirënjohje dhe besnikërie ndaj ëndrrës së gjithë shqiptarvëe për Shqipëri si Europa, për Shqipëri në miqësi të përjetshme me SHBA.

Kjo nuk është një zgjedhje thjesht për PD, kjo zgjedhje është edhe për Shqipërinë. Sytë e shqiptarëve janë drejtuar sot nga ky Kuvend, më lejoni t’ju siguroj, nuk do t’ju zhgënjejmë, do të zgjedhim të ardhmen. PD do të zgjedhë të ardhmen.