MENU
klinika

“Ka kohë që e pëlqej!”

Beatrix flet për ndjenjat ndaj Donaldit

02.12.2021 - 10:07

Spektaklin e mbrëmshëm Donald dhe Beatrix folën mbi afrimitetin e tyre, duke pohuar se ka ndjenja mes tyre. Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi u shpreh se kjo është ajo që do teksa më pas ata shijuan edhe një darkë vetëm të dy. Puthjet, përqafimet, ledhatimet ishin të shumta teksa duhet theksuar se këto ditë nuk i kanë kursyer aspak.

Ndërkohë, sot Beatrix ka folur me Beniadën dhe Sarah për ndjenjat e saj ndaj Donaldit. Këngëtarja tregoi se ka kohë që e pëlqen por po priste një shenjë nga ai. Teksa po ashtu shtoi se kur Semi ishte në shtëpi ndihej në siklet.

“Më duket çdo gjë magjike. Shumë flutura në stomak, nuk e keni idenë. Fluturat janë gjithë kohës. Ka kohë që e pëlqej sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kur ishte Semi ndihesha në siklet!”- tha ajo.