Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të mërrëdhënies së saj me Donaldin në “Big Brother Vip”. Megjithëse dyshja janë afruar edhe më shumë kohët e fundit, Beatrix nuk është ndjerë aspak mirë ditën e sotme dhe ka kërkuar të dalë nga shtëpia.
Ajo ka biseduar me banorët e tjerë dhe ka thënë se nuk e përballon dot dhe nuk ka mbajtur dot as lotët.
View this post on Instagram
Pjesë nga biseda:
Beatrix: E di, prandaj dua të iki në shtëpi, se e di gjendjen time si bëhem dhe dua të iki në shtëpi.
Antonela: O shpirt mos ja këput kot.
Donaldi: Ca do mo? Ca pate ti?
Beatrix: Nuk jam mirë. Nuk jam mirë, s’po duroj dot veten time
View this post on Instagram
Donaldi: Me vërtët? Seriozisht e ke ti (Beatrix tund koëkn në shenjë pohimi). Pse ca të kapi ty?
Beatrix: Nuk kam dëshirë të flas, thjesht s’ndihem mirë.
Antonela: Qetësohu shpirt se është me ditë kjo
Beatrix: Këtu të çmend gjithë situata, nuk mundem më.
Antonela: Futja një mendje të lehtë Trixa.
Banorët e tjerë janë munduar ta qetësojnë këngëtaren, por ajo ka insistuar se nuk e përballon dot. Sarah i ka thënë asaj që të flasë me mamin në telefon, por ajo ka filluar të qajë dhe ka thënë që nuk është mirë.