Beatrix dhe Donaldi janë konfirmuar prej kohësh si çift dhe të dy e kanë shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit. Këngëtarja ka folur për situatën e treguar gjatë një bisede me banorët e tjerë dhe ka treguar se ka shumë vite pas pasur dikë në krah.
Ndërkohë, Arjola e ka mbështetur dhe i ka thënë se në këtë mes ajo nuk ka asnjë faj.
Pjesë nga biseda:
Beatrix: Më vjen keq se është diçka e re për mua. Kam shumë vite pa pasur dikë afër, në krah. Këtu në “Big Brother” më ndodhi.
Arjola: Jo shpirt, është krejt normale, të kam thënë. Është supërnormale. Faji nuk qëndron te ti.
Beatrix: Jam në siklet, s’po di si më ecën.
Arjola: Faji nuk qëndron tek ti shpirt. Ti s’ke pikë faji në këtë mes. Në qoftë se të gjithë kanë faj, ti s’ke faj. Edhe ta kuptoj, absolutisht ta kuptoj.
View this post on Instagram
Beatrix e ka shprehur vazhdimisht se ndihet në siklet për lidhjen e saj me Donaldin,për shkak se ai kishte lënë diçka pezull jashtë me Bora Zemanin, të cilën e puthi kur hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip” e më pas i dërgoi varësen e tij për përvjetor. Vetë Donaldi deklaroi më vonë se me Borën çdo gjë ka marrë fund.