MENU
klinika

"Kshte frikë se i vija përgjues"

“Bëri denoncim”/ Berisha: Basha ankohej te Yuri Kim se unë kontrolloja çdo gjë në PD

28.12.2021 - 22:49

I ftuar në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka pasur informacione se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha

Ai tha se ka pasur burime të mëvonshme se Basha ka bërë denoncimin për çështjen e non grata-s dhe se vendimi për përjashtimin e tij u mor pa asnjë fakt dhe dokument.

Berisha: Mua më është thënë muaj nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha, gjer në atë shkallë sa duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues.

Përpos kësaj më kanë thënë edhe burime të mëvonshme se Basha ka bërë këtë denoncim. Vendimi u mor pa asnjë fakt dhe dokument. Administrata e SHBA-ve vetë e ka vlerësuar qeverinë time kundër korrupsionit. Keni fjalën e Hillary Clinton në 2012, ku ajo thoshte se kushdo që të shohë demokracinë në veprim të vijë dhe ta shohë në Shqipëri.