MENU
klinika

“Aseti më i madh i Ramës është…"

Berisha: Demokratët do marrin në dorë fatet e tyre ditët e para të vitit të Ri

30.12.2021 - 22:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD në lidhje me konferenca për shtyp të mbajtura njëra pas tjetrës nga kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Berisha thotë se sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava, pasi sipas Berishës, përmes Bashës Rama ka vjedhur të ardhmen dhe shpresën. Ai shton se në ditët në vijim demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik.

Deklarata
E ardhmja nuk mund të jetë humbje dhe disfatë por vetëm FITORE! Në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD, në rolet e tyre 8 vjeçare. Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi. Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve!

Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës ka marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese. Komisioni i Rithemelimit