Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhen të dy në selinë e Partisë Demokratike, ku po zhvillojnë mbledhje në salla të ndryshme.
Pasi ka hyrë në selinë blu, ish-kryministri Sali Berisha ka konstatuar se Basha i ka marrë të gjitha karriget e sallës në zyrën e tij.
“Çmenduria e peng-Bashës për karriget ka kufi vetëm qiellin. I ka marrë të gjithë karriget në zyrën e tij. Se nuk i mungonte vetëm karrigia e tij”, tha Berisha.
Ndërkohë që ish-kryeministri hyri në selinë blu, Basha po zhvillon mbledhjen me grupin e Punës për zgjedhjet në FRPD.
Më herët Berisha është shprehur se nuk ka si synim të futet në zyrën e Lulzim Bashës, por hyn në këtë seli si anëtar i Komisionit për Rithemelimin e PD-së.