MENU
klinika

“Përulem para demokratëve”

Berisha në seli: Mbi 44 mijë anëtarë votuan pro shkarkimit të Bashës

18.12.2021 - 23:01

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se anëtarësia e PD ka votuar në referendum pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i PD.
“Një falenderim të përzemërt për ata që janë këtu dhe demokratëve shqiptarë.

Të cilët firmosën sot më 18 dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lrisië së pluralizmit politik, referendumin e parë të thërritur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë.

Ndaj unë dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra, më saktë para mbi 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës”, tha Berisha.