MENU
klinika

“Vendimi do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi”

Berisha paralajmëron Lulzim Bashën nga selia e PD-së

21.12.2021 - 15:33

Ish-kryeministri Sali Berisha, ftoi përmes një interviste të dhënë nga selia blu të gjithë deputetët demokratë që të konfirmojnë votat e referendumit në zonën ku janë zgjedhur.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi kryedemokratin Lulzim Basha që të mos i shkoj ndërmend të kundërshtojë vendimin e referendumit.

“Komisioni vendosi ti komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së partisë Demokratike në aktin më historik të lirisë gjatë pluralizmit siç ishte referendumi i datës 18. Ky akt siç e dini ishte shkarkimi, ratifikimi i shkarkimit, për të cilën vendosën 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar.

Për 44 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra që votuan më datën 18 dhjetor, për të gjithë shqiptarët komisioni vendosi të njoftojë se anëtarësia e partisë Demokratike është në këmbë dhe e vendosur që të zbatojë vendimin e saj. Vendimi do zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj këtu deputetin Lulzim Basha, të mos imagjinoj dhe mendoj për një çast të vetëm t’i kundërvihet vendimit të referendumit të 18 dhjetorit.

Së fundi edhe njëherë ftoj çdo deputet të partisë Demokratike që e ndien veten deputet të kësaj force politike dhe jo deputet të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD-së që e ndjen veten njeri të lirë, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit nga e cila ai është zgjedhur deputet dhe të marrë vendimet e duhura. Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie politike ndaj atyre që kanë derdhur lumenj djerse për mandatin e tij, ose të saj.

I garantoj se do të gjejnë një Parti Demokratike krejtësisht tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto dy muaj”, tha Berisha.

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit Perëndimor

“Mund të mos jem i zgjuar, por kaq budalla s’jam”

Rama u përgjigjet kritikëve për kontrollin e SPAK: E ç’më duhet?