MENU
klinika

Debate të ashpra me Antonelën

Big Mama largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

25.12.2021 - 07:21

Gjatë javës Big Mama dhe Antonela kanë patur një debat të ashpër, që nisi për idenë e “Secret Santa” dhe idetë për bamirësinë. Antonela nuk ka qenë dakord, pasi nuk kishin buxhet, por dy vajzat kanë përfunduar në ofendime.

Situata u diskutua edhe spektaklin e sotëm, që supozohet të ishte një mbrëmje feste, por përfundoi në lot e zhvillime të papritura.

“Më ke sharë në serbisht”, tha Antonela, që përsëriti herë pas here, se nëse donte e guxonte, mund ta bënte prapë.

“Unë të shaj edhe në shqip”, tha këngëtarja, që më pas shpërtheu në ofendime.

“Legene, e fëlliqur, e degjeneruar, pise, femër e ulët”, ishin disa nga epitetet e ofendimet e saj, drejtuar Antonelës.

Më pas ajo kërkoi të largohej nga shtëpia, e tensionuar, ndonëse banorët, veçanërisht Dagz u përpiqën ta qetësonin.

Nē dhomën e rrëfimit, këngëtarja tha se Antonela kishte ofenduar të gjithë banorët, që janë artistë.

“Këtu më ka kapluar energjia negative”, tha këngëtarja, që shprehu se i kishte dhënë mundësi të gjithëve, por i qëndronte vendimit të saj.

“Unë ku pështyj, nuk lëpij”, tha Big Mama, që u largua nga Dhoma e Rrëfimit, për të shmangur përplasje e debate të tjera.

Kështu, ajo ndërpreu rrugëtimin e saj në “Big Brother”, nga një përplasje që u duk se nisi pa ndonjë arsye konkrete.