MENU
klinika

“Në lojën me dy vajza, djali do të dalë..."

Bora sapo i dha një tjetër mesazh Donaldit

12.12.2021 - 13:43

Mbrëmja e djeshme në “Për’puthen Prime” pati një përballje të ashpër mes treshes Mikela-Erion-Ritvana.

Teksa Mikela dyshon se mes Ritvanës dhe Erionit ka ndodhur një puthje, ndërsa Ritvana akuzon Mikelën dhe Erionin se mes tyre gjërat kanë avancuar më shumë.

Erioni është mes dy zjarresh, ndërkohë që një mesazh të rëndësishëm në këtë situatë e ka dhënë edhe moderatorja, Bora Zemani.

Sigurisht, me këtë mesazh ajo i është referuar në nënvetëdije edhe situatës së saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosajn, pasi “trekëndëshi” i tyre u komentua gjatë në rrjet.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

Më herët, Bora Zemani reagoi në Instagram për situatën e Donaldit me një mesazh ku i kërkonte të gjithëve të qetësoheshin e të mos gjykonin Donaldin.

“Ju lutem qetësohuni!!! Edhe Donaldi është njeri…edhe ai mund të gaboj, edhe ai mund të zgjedh rrugë të tjera. edhe ai ka të drejtën të bëj çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj…”