MENU
klinika

Me pjesëmarrës Lil Nas X, Miley Cyrus dhe Dua Lipa

Çfarë ndodhi në “Lockdown Sessions Gathering”

22.12.2021 - 13:45

Është koha e “Lockdown Sessions Gathering”, por tashmë, në stilin Covid 19.

Elton John, 74 vjeç, prezantoi një video në “Zoom” me të gjithë bashkëpunuesit e tij nga “Lockdown Sessions”, album i bërë totalisht gjatë periudhës së pandemisë.

Disa nga pjesëmarrësit e ftuar ishin Lil Nas X, Dua Lipa, Miley Cyrus, Eddie Veder, Stevie Nicks, Nicki Minaj, Brandie Carlile dhe shumë të tjerë.

Kur videoja filloi, yjet nisën të duartrokasin dhe të përshëndesin John një nga një.

“Epo, më në fund u lançua, a mund ta besoni? Ka qenë fantastike të punoj me të gjithë ju”, thotë këngëtari i “Your Song”, pasi të gjithë janë qetësuar.

Yjet më pas vazhduan ta falënderojnë për pjesën e tyre në album.

I vetmi person që mungonte në thirrjen e “Zoom” që gjithashtu mori pjesë në album ishte Ed Sheeran. Megjithatë, sapo të gjithë thanë lamtumirën e tyre, Sheeran vjen me vrap pas John dhe i thotë: “A ju mori malli?”

“The Lockdown Sessions”, është një koleksion këngësh që John regjistroi gjatë pandemisë, që u lançua më 22 tetor. Kur ai e njoftoi për herë të parë albumin në një video në Instagram, tha se krijimi i tij ishte një “udhëtim vërtet fantastik”.

“Gjëja e fundit që prisja të bëja gjatë bllokimit ishte të bëja një album. Por, ndërsa pandemia vazhdoi, projektet e njëpasnjëshme vazhduan të shfaqeshin,” shkroi John në Instagram në atë kohë. “Kam përfunduar me një përzgjedhje gjërash vërtet interesante dhe të ndryshme që ishin krejtësisht të ndryshme nga çdo gjë për të cilën jam i njohur, gjëra që më nxorrën nga zona ime e rehatisë në një territor krejtësisht të ri.”