MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë shkakton çokollata e zezë në shëndet?

09.12.2021 - 11:58

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë shkakton çokollata e zezë në shëndet?

Mjeku: Një studim i ri i zhvilluar në Korenë e Jugut, ka zbuluar se konsumimi i çokollatës së zezë në bazë ditore i bën njerëzit më të lumtur.

Studiuesit në Kore kanë zbuluar se të rriturit e shëndetshëm që hanin gjithsej 30 gram çokollatë të zezë në ditë ishin më të lumtur, krahasuar me të rriturit e shëndetshëm që hanin çokollatë me më pak kakao, ose pa çokollatë fare.

Megjithatë, përfitimet u gjetën vetëm te konsumimi i çokollatës që përmban 85 për qind kakao.

“Mendohet se përmirësimet në humor lidhen me ndryshimet mikrobike në zorrë nga ngrënia e çokollatës”, thonë studiuesit.

Produktet e çokollatës me përqindje të lartë kakao janë më të mira për shëndetin, sepse përmbajnë më pak sheqer, yndyrë, ngjyrues dhe vaj palme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.