MENU
klinika

“Era" kaloi çdo pritshmëri

Dafina dhe Buta publikojnë videoklipin

03.12.2021 - 14:36

“Dafinë moj” rezultoi të ishte një nga albumet më të suksesshme shqiptare dhe u prit shumë mirë nga dëgjuesit. E tanimë, Dafina është duke realizuar me klipe shumë prej këngëve të albumit. Së fundmi, “Era”, në bashkëpunim me reperin Buta, është kënga e cila është vizualizuar me klip.

Vija melodike është realizuar nga vet Dafina, teksa tekstin e këngës e kanë shkruar reperët Elinel dhe Buta. Prej javësh kjo këngë është ndër më të pëlqyerat.

Edhe klipi i saj është tejet i veçantë, në të cilin dyshja vijnë me disa skena mjaft utopike. Ndërkohë ashtu edhe siç njihet, Dafina nuk i ka kursyer edhe paraqitjet provokuese në disa prej skenave të sportit “Era”.