MENU
klinika

Tjetër skandal

Del databaza me targat e automjeteve të mbi 530 mijë qytetarëve

24.12.2021 - 15:21

Nuk kanë të ndalur skandalet me rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Ditën e sotme është bërë e ditur ekzistenca e një databaze me të dhëna për targat e automjeteve për më shumë se 530 mijë qytetarë.

Databaza posedon të dhëna si marka, modeli i automjetit, targa, poseduesi dhe numri i kartës së identitetit.

Kjo listë e punuar në programin “Exel” është e ndarë në dy kategori, makinat dhe targat për qytetarët, 530452 të tilla,  si dhe automjetet e kompanive, 61513 të tilla.

Në kategorinë e dytë, janë të regjistruara edhe targat e ambasadave përkatëse në vendin tonë,i institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.