MENU
klinika

Punonjës publikë e privatë

Del një tjetër database me pagat e prillit 2021

23.12.2021 - 14:42

Skandali i publikimit të pagave të qytetarëve është thelluar akoma më shumë, pasi ditën e sotme një tjetër listë është bërë publike.

Bëhet fjalë për listën e pagave të shqiptarëve për muajin prill 2021, ndërsa dy ditë më parë u publikua lista për muajin janar.

Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.

Lista doli në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama po mbante një konferencë për këtë çështje.

Rama e dënoi këtë veprim, duke i kërkuar ndjesë të gjithë shqiptarëve. Sipas kryeministri publikimi i këtyre të dhënave është bërë qëllimisht për të krijuar konfuzion dhe destabilitet.