MENU
klinika

Përplasje në Kuvendin e Kosovës

Deputetja i hedh gotën me ujë ministrit në mbledhje

21.12.2021 - 17:29

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kosovë. Në debat e sipër deputetja Ganimete Musliu ka hedhur ujë në drejtim të ministrit të bujqësisë Faton Peci.

Ky veprimi deputetes erdhi pas akuzave që ministri Peci bëri në drejtim të saj.

“Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci.

Ndërsa kjo e fundit e ka quajtur “rrugac” dhe është larguar, por ministri Peci dëgjohet teksa i thotë “je shumë e kulturuar”.