09.12.2021 - 18:55
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, sekretarit Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ndërsa thekson se zyrtarët në fjalë akuzohen për korrupsion.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.”, shkruan Blinken në Twitter.
Deri tani nuk dihen emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në fjalë dhe shtetet nga janë.