Po. Kjo është vërtetë, e djeshmja që një ditë historike 31 vjet me pas, themelimit të forcës së pare pro- amerikane dhe euro-atlantike- Partisë Demokratike! Dje lindi “partia” berishiste- “partia” anti- amerikane dhe anti- euro-atlantike!
Ndodhi ajo që pata parashikuar, erdhi data 12, njerëzit iken! Basha nuk u rrëzua. PD nuk u pushtua. As Ramën nuk e rrëzuan për fat të keq.
Tashme Shqipëria ka jo vetëm një lider politik të shpallur NON- grata nga SHBA; jo vetëm një famlilje politike NON -grata, por edhe një organizate politike anti-amerikane që siç ka thënë përfaqësuesi i departamentit të shtetit do të jetë së shpejti non- grata.
Fakti, që 24 orë pas para- lajmërimeve të forta të përfaqësuesit të departamentit të shtetit, Sali Berisha e bëri këtë, e tregon qartë qëllimin e tij: strukturimin e një force politike anti amerikane.
Dhe në fakt i ka bërë një shërbim të madh Partisë Demokratike pro- amerikane të 11 dhjetorit 91, organizata berishiste anti amerikane e 11 dhjetorit 2021. Ngaqë e di që nuk kishte më vend në PD e idealeve të dhjetorit, në partinë studentëve, ai i ndërrroi simbolet dhe vulën, dhe shpejt shumë shpejt, është një formalitet ligjor edhe emrin do ta këtë tjetër.
Kjo i jep fund një hipokrizie në jetën politike 30 vjeçare në këtë vend: po në Shqipëri tashmë ka lider, familje dhe organizate politike anti- amerikan. Ç’ka është legjitime për të gjitha ata që ndajnë këto ndjenja, qëllime dhe interesa anti – amerikane. Përfaqësimi politik anti- amerikan nga sot është jo vetëm tendencë, vullnet por edhe një organizate politike.
Në këtë kontekst thashë mbrëmë që sado të mundohesh nuk jua ndryshon rrjedhën kur duan të bëhen të tillë, nuk janë si fëmijët që mësojnë.
Kjo e plotëson hartën e liderve dhe formacioneve poliitike anti – amerikane në Ballkan dhe ky është një realitet me të cilin, bashkë me aleatet tanë amerikane duhet të merremi, ne si Parti Demokratike dhe ne si shoqëri gjithashtu.
Ç’është e vërteta ky është produkt i përpjekjeve dhe motivimit personal të Sali Berishës, që pas 31 vjetësh doli hapur në misionin i tij me kaq ngulm, sigurisht i nxitur nga frika dhe i mbështetur fort nga trekëndëshi i Bermudës.
Jam sigurisht mirëkuptues dhe aspak i lënduar nga disa qindra demokrate që duke bashkë me Sali Berishës, arsyet e tyre reale të pakënaqësisë ndaj Lulzim Bashës dhe PD, i janë bashkuar dje themelimit te asaj organizate. Ata janë demokrate, pro- perëndimore dhe pro- amerikane dhe janë aleatet e mi, aleatët e PD n ë një mision te madh: Mbrëmë e kisha dhe sot e kam atë shqetësim , për mua edhe 100 demokratë janë shume dhe duhet ndjekur çdo rrugë për ti ripatur dhe s’ka rëndësi kush ndihet me i forte ku padyshim janë forcat pro-perendimore.
Nuk mundem të mos shfaq shqetësim e mërzi, dilema kur duhet te votoj për të marrë vendime për koleget e mi. Por kur nuk ke shteg tjetër aty do kalosh. Nuk do të rresht asnjë çast për të theksuar nevojën jetike për dialog, ndaj duhet angazhim intensiv nga lidershipi dhe nga Lulzim Basha të cilin e kam mbështetur edhe në mënyrë kritike por pa ekuivok në këtë beteje mes Lindjes dhe Perëndimit. Demokratet duan rrëzimin e Edi Ramës dhe janë kundër çdo organizate anti- amerikane te Sali Berishës dhe katandisjen e saj atje ku e meriton vendin ne histori, sepse çdo anti- amerikan, aq me tepër anti-amerikanizmi i strukturuar i Sali Berishës janë thjesht dhe pastër ANTI- SHQIPTARIZEM!
Me datë 18 në Kuvendin e saj Kombëtar, Partia Demokratike rikonfirmon edhe një herë vullnetin e saj properendimor të vetin dhe të shumicës së shqiptarëve.