MENU
klinika

“Kam kaluar momente të bukura”

Donaldin e merr malli për Semin

24.12.2021 - 15:32

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” janë komentuar situatat pikante të banorëve në shtëpi, që nuk kanë qenë pak. Natyrisht një prej tyre ka qenë edhe debati mes Donaldid dhe Semit, kur ai deklaroi se ishte “single” pasi më parë kishte puthur publikisht Bora Zemanin.

Duke folur për Semin, ai tha se e vlerëson shumë si njeri dhe shtoi se e kupton situatën mes saj dhe tij tani. Ndërkohë, vajzat e tjera thanë se do të reagonin njëlloj si ajo.

“Sido që të jetë unë Semin e vlerësoj shumë si njeri, sepse është njeri besnik. Unë e kuptoj situatën mes Semit dhe meje tani, por sërish kam super vlerësime për atë vajzë. Kam pasur vlerësim edhe jashtë në situata që ndoshta të tjerët nuk kanë pasur aq vlerësim sa kam pasur unë për të”, tha Donaldi.

“Unë me Semin këtu kam kaluar shumë momente të bukura dhe realisht ka raste kur e shikoj atë arushin dhe më mungon shumë. Realisht unë e kam shumë xhan atë vajzën”, vazhdoi më tej Donaldi.