MENU
klinika

Arsyeja

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj jep dorëheqjen nga detyra

16.12.2021 - 13:41

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Doracaj pritet të emërohet në një tjetër detyrë në Këshillin e Lartë të Shtetit.

Bledar Doracaj, me profesion jurist,  u emërua në krye të Gjendjes Civile si drejtor i përgjithshëm kur në pushtet erdhën socialistët, në mandatin e tyre të parë në vitin 2013.  Doracaj ka garuar për deputet në Tiranë nën siglën e PS, por nuk ka arritur ta fitojë mandatin.