MENU
klinika

Mesazhi i presidentit të FSHF-së

Duka: Viti 2022 e gjen Shqipërinë në qendër të vëmendjes

31.12.2021 - 14:06

Viti i Ri 2022 po troket, teksa mungojnë pak orë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka shkruar urimin e tij për Vitin e Ri.

” Të dashur miq, të nderuar anëtarë të komunitetit të futbollit, të dashur tifozë kudo që ndodheni! Viti 2021 ishte një vit i vështirë, por dhe i bukur e plot emocione në rrugëtimin e tij.

Një vit që e filluam pa tifozë në stadiume, me dyshime se sa do zgjasë ky moment i vështire ku kemi humbur të afërm, miq, kolegë dhe anëtarë të nderuar të komunitetit tonë. Por ne ja dolëm. Të gjithë bashkë gjetëm forca dhe i tejkaluam vështirësitë.

U rikthyem! U rikthyem, sepse siҫ e kemi treguar se duke qëndruar bashkë, se duke luftuar bashkë për të njëjtat objektiva, ne i arrijmë të gjitha.

Përfunduam ҫdo kompeticion, finalizuam projekte të rëndësishme infrastrukturore, konkretizuam ide për rritjen e mëtejshme të futbollit të fëmijëve dhe femrave që janë themeli i rritjes së qëndrueshme të futbollit shqiptar dhe jemi gati të presim një vit të ri që do jetë kurorëzimi i punës e shumë sakrificave të botës futbollistike shqiptare.

Një vit 2022 ku Shqipëria e bukur do të jetë në qendër të vëmendjes europiane e botërore si mikpritësja e finales së UEFA Europa Conference League. Finale që vjen si shpërblim i punës sonë shumëvjeҫare në reformimin dhe modernizimin e futbollit shqiptar.

Një 2022 ku ne do të investohemi fuqimisht në të gjitha dimensionet për ofrimin e kushteve më të mira ҫdo vajze dhe djali që luan futboll.

Një vit që do konfirmojë edhe një herë se ne që besojmë te puna i bëjmë realitet edhe ato objektiva që për shumëkënd mund të duken utopike.

Në pritje të 2022 dëshiroj ditë të bukura e plot shëndet për ju dhe familjet tuaja. Mirëutakofshim!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shulku, Uzuni dhe Doçi gëzojnë fëmijët

FSHF surprizon me dhurata vogëlushët në spital