Albi Bashaliu, 32 vjeçari i vrarë sot në Peqin, është vëllai i Leonard Bashaliu. Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites së kësaj të hëne, ndërsa dyshohet se motiv është hasmëria pasi vëllai i 32 vjeçarit në qershor të këtij viti ka vrarë një person tjetër.
“Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor”, njoftoi Policia ndër të tjera.
Newsbomb.al mëson se Albi Bashaliu është vëllai i Leonard Bashaliut. Ky i fundit në qershor 2021 qëlloi për vdekje me armë shtetasin Ylber Xhahysa. Leonardi dhe Xhahysa ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe ngjarja më 8 qershor ndodhi pikërisht në fshatin Gjoçaj.
Shkak i vrasjes së Ylber Xhahysës ka qenë një konflikt i ndodhur 5 vite më parë. Leonard Bashaliu dhe Ylber Xhahysa ishin kofliktuar me njëri-tjetrin për një gërvishtje në makinë dhe një grusht. E mesa duket, kjo histori e 5 viteve më parë fatkeqësisht përfundoi me një viktimë.
Dyshohet se dhe vrasja e sotme e vëllait të Leonard Bashaliut, Albi Bashaliu ka ndodhur për motive hasmërie, shkruan newsbomb.al. Megjithatë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.