MENU
klinika

Basha për Berishën

“E turpshme që një person i shpallur ‘non grata’ kërcënon deputetët. Të jepte dorëheqjen për dinjitetin e tij”

19.12.2021 - 00:08

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripsëritur edhe njëherë se këtë të shtunë Partia Demokratike ka pasur vetëm një aktivitet politik dhe ajo ka qenë Kuvendi Kombëtar.

Ai ka thënë se rreth 5.004 delegatë kanë zgjedhur që të shkëputen nga e shkuara. Basha theksoi se nuk do të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, e shtoi se një hap të tillë duhet ta ndërmerrte ish-kryeministri Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga DASH.

“Sot PD ka pasur vetëm një aktivitet politik. I vetmi që PD ka pasur është Kuvendi Kombëtar. 5.004 delegatë kanë folur qartë, kanë zgjedhur të shkëputen nga e shkuara për hir të Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndryshim. E vërteta është ajo që është. Pjesa që i takon së shkuarës të mbetet në të shkuarën, me të u ndamë sot njëherë e përgjithmonë. Është qesharake kur dikush që është shpallur non grata nuk arrin të ruaj fijen e dinjitetit njerëzor, e kalon në kërcënime ndaj deputetëve të PD. Sali Berisha është e shkuara. Çdo demokrat që kërkon t’i bashkohet betejës ndaj regjimit të Ramës, jam gati të bëj gjithçka në dorën time e të shpreh mendimin e të gjithëve anëtarëve të kryesisë. Asnjë kryetar i PD s’ka pse të japë dorëheqjen nëse shpallet non grata Berisha. Ai duhet të jepte dorëheqjen për dinjitetin e tij. Ai vendosi rrugën që vendosi dhe ne morëm vendimet tona, ndaj i gjithë fokusi ynë do të jetë e ardhmja e shqiptarëve”.

“Nga Gjykata presim pezullimin e dënimit me burg”

Avokati i Salianjit tregon gjendjen e deputetit

Kush do ta drejtojë xhaminë më të madhe në Ballkan

Hapet “Namazgjaja”, inaugurohet nga Rama dhe Erdogan!

“Bëni armët gati dhe qëlloni në mish“

Mark Nika zbulon regjistrimet e gardistëve të 21 Janarit

Kryeministri i rikthehet turit të diasporës

Kur do të mbahet takimi i Rames me shqiptarët në Nju Jork