10.12.2021 - 19:48
Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar peshëngritësin Briken Calja, i cili sot fitoi titullin kampion bote në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan.
Postimi i Ramës
“KAMPION BOTE! Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës
Sot Briken Calja ka shkruar historinë ne Tashkent të Uzbekistanit, duke fituar 1 medalje ari dhe 2 argjendi ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Calja mori medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi në shtyje dhe dygarësh.”
View this post on Instagram
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Peshëngritje
Briken Calja kampion bote në stilin e shkëputjes
Peshëngritje