MENU
klinika

Shikon Ilirin të përlotur

Emily i bën babait një dedikim prekës!

19.12.2021 - 16:17

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” është dëgjuar kënga e re e Sabianit, e titulluar “Tradhtare”.

Iliri nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka dëgjuar zërin e shokut të tij të ngushtë.

“E ka bërë për mua këtë”, është shprehur ai duke iu referuar pjesës së tekstit “Gjithë jetën të kujtoj edhe kurrë nuk të harroj”

“Çfarë Sabi je!”, ka vazhduar ai mes lotësh dhe duatrokitjesh, së bashku me Arjola Demirin dhe Monika Lubonjën. Këto të fundit e kanë përgëzuar brenda shtëpisë.

Ndërkohë, vajza e balerinit, Emily Shaqiri duket se është prekur shumë nga videoja e babait të përlotur, ndaj ka vendosur t’i bëjë një dedikim prekës.

Ajo ka lënë komentin e saj në videon e publikuar nga “Big Brother VIP Albania”.

“Babush dua shumë të të përqafoj fort”– shkruan ajo.

Marrëdhënia e Ilirit me Sabianin është komentuar shumë për miqësinë e ngushtë që ata kanë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që duket se do të vazhdojë edhe jashtë.

Miqësia u konfirmua edhe më shumë pas daljes së Sabianit nga gara. I ftuar në “Fun Club Big Brother Vip”, ai tha se nëse do fitonte çmimin e madh, një pjesë e lekëve do shkonte për bamirësi, ndërsa pjesën tjetër do e ndante me Ilirin.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain