Të dhënat nga terreni tregojnë se të vaksinuarit kanë mbrojtje të madhe. Shumica e të infektuarve në Shqipëri, janë qytetarë të pavaksinuar.
Epidemiologët që janë çdo ditë në terren, thonë se përqindja e mbrojtjes nga vaksina është mjaft e madhe në ato raste kur brenda familjes ka persona të pavaksinuar dhe të infektuar.
“Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar. Ne kemi përfshirë një studim si institucion nga Janari deri në Korrik me 448 veta dhe kemi para efektshmërinë e disa vaksinave. Pjesa dërmuese e atyre që janë infektuar janë të pavaksinuar, që janë marrë në studim ne kemi parë që një përqindje të vogël të tyre që kanë rezultuar të pavaksinuar dhe e kanë shfaqur si sëmundje”, tha Muja.
Epidemiologët thonë se të vaksinuarit e paktë në numër që janë infektuar nuk e kanë transmetuar virusin në familje.
“Përqindja e mbrojtjes është goxha e madhe dhe në krye është Pfizer. Ata që janë të vaksinuar nuk kanë qenë transmetues në vatra familjare”, tha Muja.
Në Shqipëri prej janarit , mbi 39 % e popullsisë është imunizuar përmes vaksinave antiCovid.