MENU
klinika

“Jemi të dënuar të fundosemi nëse…”

Erdogan thirrje qytetarëve: Kursimet që keni mbajini në lira

31.12.2021 - 17:36

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë të premten se turqit duhet të mbajnë të gjitha kursimet e tyre në lira dhe se luhatjet e fundit të kursit të këmbimit ishte nën kontroll.

“Unë dua që të gjithë qytetarët e mi t’i mbajnë kursimet e tyre në paratë tona, të drejtojnë të gjithë biznesin e tyre me paratë tona dhe unë e rekomandoj këtë”, u shpreh Erdogan në një fjalim në Stamboll.

“Të mos e harrojmë këtë: përderisa nuk i marrim paratë tona si pikë referimi, jemi të dënuar të fundosemi. Lira turke, paratë tona, janë ato me të cilat do të shkojmë përpara. Jo me këtë valutë, atë monedhe e huaj”.

Duke iu drejtuar një grupi biznesi, Erdogan u bëri thirrje gjithashtu turqve që të sjellin kursimet e tyre në sistemin bankar dhe përsëriti pikëpamjen e tij joortodokse se normat e interesit ishin shkaku i inflacionit.

“Për disa kohë, ne kemi zhvilluar betejën për të shpëtuar ekonominë turke nga cikli i normave të larta të interesit dhe inflacionit të lartë, dhe duke e çuar atë në rrugën e rritjes përmes investimeve, punësimit, prodhimit, eksporteve dhe suficitit të llogarisë korente. Normat e interesit ulen, normat e interesit rriten. Miqtë e mi, na lejoni ta heqim këtë nga librat tanë. Normat e interesit i bëjnë të pasurit më të pasur dhe të varfërit më të varfër”, vijoi Erdogan.

Kriza e lirës u shkaktua nga ulja agresive e normës së interesit të bankës qendrore, që arrin në 500 pikë bazë që nga shtatori, e kryer nën presionin e Erdoganit si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur kredinë dhe eksportet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulimi i bujshëm i gazit në Detin e Zi

A do të jetojë Turqia epokën e saj të artë?

The Economist: Presidenti turk, në luftë me tregjet

Eksperimenti i Erdoganit po varfëron Turqinë

“FT”: Qeset e çajit nuk mjaftojnë

A do ta rrëzojë Erdoganin kriza ekonomike turke?