MENU
klinika

Pas 60 minutash takim

Escobar: Pres me kënaqësi vizitën e Lulzim Bashës në Washington

09.12.2021 - 14:13

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë një angazhim i vazhdueshëm i institucioneve shqiptare.

Në një prononcim për mediat, Escobar deklaroi se ishte kënaqësi të takohej me kreun e opozitës, teksa shtoi se pret që ta takojë sërish, por këtë herë në SHBA.

“Jam i kënaqur që ndodhem këtu në Tiranë. Është vizita e parë dhe më kanë mikpritur shumë mirë. Isha i lumtur që u takova me opozitën. Na shprehën angazhimin e tyre ndaj NATO-s dhe BE, si dhe luftën kundër korrupsionit. Do të jetë e nevojshme angazhimi i institucioneve për ta bërë realitet. Pres me kënaqësi të zhvillojë bisedime të tjera gjatë pasdites, dhe shpresoj që ta takoj sa më shpejt zotin Basha në Washington” -tha Escobar.

Më pas në një prononcim për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha e pranoi ftesën e Gabriel Escobar për të udhëtuar drejt SHBA-së.

“E pranoj me kënaqësi ftesën e z.Escobar. Po planifikoj një vizitë në SHBA” – tha Basha.