09.12.2021 - 11:06
Është liruar nga detyra zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, ku Tominit i është besuar një tjetër detyrë.
Mësohet se Eugena Tomini është emëruar drejtoreshë e Institut të Shëndetit Publik, duke zëvendësuar në këtë detyrë Albana Ficon. Kjo e fundit u emërua pak ditë më parë si drejtoreshë e QSUT.