MENU
klinika

Eto’o flet si president i federatës së Kamerunit

“Euro 2020 në kulmin e pandemisë, pse jo Kupa e Afrikës?”

21.12.2021 - 18:09

Samuel Eto’o nuk fshihet. Në një intervistë të dhënë për Canal+ ka folur si presidenti i Federatës Kamerunase të Futbollist, aty ku duhet të zhvillohet Kupa e Afrikës 2021, tani në rrezik për rritjen e rasteve me Covid:

“Euro2020 është luajtur në kulmin e pandemisë, me stadiumet plot, në shumë qytete dhe nuk ka patur probleme. Pse Kupa e Afrikës nuk mund të luhet në Kamerun?”, ka thënë Eto’o.

“Të më japin një motiv të vetëm të vlefshëm për të mos luajtur, përndryshe do të thotë se na konsiderojnë më pak se asgjë dhe duhet ta durojmë. Të na i thonë gjërat hapur. Gjëja më e vështirë për t’u pranuar është se disa afrikanë janë bashkëpunëtorë në këtë” – përfundoi Eto’o.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN