MENU
klinika

Tregon momentin më të vështirë në “Big Brother”

Fifi shpërthen në lot në mes të skenës!

27.12.2021 - 07:36

brëmë është mbajtur një koncert në Tiranë për Krishtlindje. Në mesin e artistëve që kanë performuar në “Sheshin Skënderbej” ishte edhe Fifi.

Përmes një postimi në Instagram, krijuesja e hitit “Marova” e ka quajtur këtë performancë dhe publikun që ishin nga afër për ta përcjell, si fitorja më e madhe.

Gjatë performancës së saj, Fifi u përlot në skenë dhe tregoi përjetimet e saj për kohën kur shkroi këngën “Diell” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë i thyer. Edhe shumë e lënduar. Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar.”- tha Fifi.