MENU
klinika

“Banda e bravave është mbyllur në bunker”

Flamur Noka: Rama po mbron pengun e tij nga demokratët

13.12.2021 - 17:11

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk i ka kursyer akuzat për kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa theksoi se ky i fundit mbrohej sot nga bandat e Edi Ramës.

Në një prononcim për mediat, Noka s’i kurseu ironitë ndërsa shtoi se banda e bravave ka vjedhur zyrat e FRPD-së.

“Ustallarë bravash, janë drejtues partie. Çdo ditë demaskohen në sytë e shqiptarëve. Kjo që po shihini sot skam ë demaskim më të qartë. E kanë rrethuar partinë me policinë e Edi Ramës, po se nga kush do mbroheshin? Nga demokratet? Unë nuk kam parë, po të kisha parë do të flisja ndryshe. Vjedhje vandalizim të zyrave të FRPD-së. Është njoftuar policia. Banda e brava është mbyllur në bunker. Ja kjo është i vjedhin zyrat. Imagjinoni si të përballet ku dhe të mund Edi Ramën? Kur ai lutet që t’i mbrojë Edi Rama nga demokratët. E imagjinoni se si ka përfunduar peng Basha. Kjo është qesharake. Kjo është selia e demokratëve, nuk është selia e bravave. Jashtë selisë po e mbaron Rama pengun e tij nga demokratët. Demokratët nuk janë vandalë, por njerëzit më të cilvilizuar të këtij vendi. Pyesni pengun se pse u kundërvunë. Mbështetës të armatosur unë nuk di, vetëm pengu ishte.”, tha Noka.