MENU
klinika

Festat e fundvitit

Fluks emigrantësh në portin e Vlorës!

29.12.2021 - 11:56

Ndërrimi i viteve ka sjellë emigrantë në Shqipëri të cilët kanë zgjedhur që natën e Vitit të Ri ta kalojnë pranë familjeve te tyre. Fluksi i ardhjes së emigrantëve është shtuar prej disa ditësh në portin e Vlorës, madje në krahasim me dy vitet e fundit, ardhjet janë dyfishuar.

Edhe pse situata nga pandemia në shtetin fqinjë nuk është e mirë, emigrantët shprehen se kanë mall për familjarët e tyre, ndërsa ka dhe nga ata që kanë me shume se dy vite që nuk kanë qenë në Shqipëri për shkak të pandemisë.
“Kemi ardhur për pushime. Po vij pas dy vitesh, do kalojmë Vitin e Ri me familjen e më pas do kthehemi prapë. I uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festat dhe qoftë një vit i mbarë”, thotë një prej tyre.
“Vjet isha, erdha sërish këtë vit. Kemi ardhur për të kaluar Vitin e Ri, do rrimë një javë e më pas do ikim prapë”, shprehet një tjetër.
Shefi i përpunimit në portin e Vlorës Festim Skëndaj , shprehet se duke bërë një krahasim me një vit fluksi i hyrjes është dyfishuar, por vite me parë, para pandemisë, fluksi i hyrjes arrinte në 20 mijë. Gjithsesi në këto dy ditë të fundit të vitit pritet që fluksi i hyrjes të rritet pasi festa tradicionale e Vitit të Ri i bashkon familjarët .

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier