MENU
klinika

Kush e fiton ‘betejën’ me ndjekësit online

Gara e audiencës/ Berisha dhe Basha në dy emisione televizive live!

16.12.2021 - 23:05

Përplasjet gjatë muajve të fundit brenda Partisë Demokratike, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, ka ndarë në dy kampe mbështetësit e tyre.

Të dy ata pretendojnë se kanë mbështetjen më të madhe brenda partisë dhe të qytetarëve. Por cili prej tyre ngjall më shumë interes për publiku?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha mbrëmjen e sotme ndodhen të ftuar në emisionet televizive, respektivisht Opinion dhe Open të cilat ata i kanë shpërndarë transmetimin live në faqet e tyre të internetit.

Sipas shifrave të shikueshmërisë në rrjete sociale të paraqitur në ekranet e secilit, Lulzim Basha duket se ka më shumë audiencë se sa ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një moment që është fiksuar, Lulzim Basha numëron mbi 12 mijë e 200 ndjekës ndërsa Sali Berisha numëron 6 mijë shikues.