MENU
klinika

Njofton ‘vdekjen e Papës’

Gazetarja bën gafë gjatë raportimit live

26.12.2021 - 11:48

Një gafë e rëndë ka ndodhur gjatë raportimit të një gazetare e ITV News.

Gazetarja e lajmeve po raportonte për predikimin vjetor ‘Urby et Urby et Orbin’ gjatë një raportimi LIVE të shtunën pasdite kur ajo bëri gabimin.

Ajo e kuptoi menjëherë çfarë tha dhe u korrigjua duke kërkuar falje.

“Fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë”. “U njoftua për vdekjen e tij…,” tha ajo.

Shikuesit u hutuan nga gabimi dhe postimet në Twitter, nuk ndalonin.

Një shikues tha: ‘A jam në rregull apo lajmet e itv thjesht thanë diçka për ‘vdekjen e tij’ kur flitej për Papën.’

“Çfarë ndodhi me Papën dhe çfarë dinë lajmet e ITV”,-shkruan një tjetër.