MENU
klinika

Nën hetim për pastrim parash

Gjykata vendos nën sekuestro 2 apartamente dhe 4 llogari bankare miliona lekë në pronësi të 2 të dyshuarve

24.12.2021 - 13:09

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kryesisht, procedimin penal nr.1264, të vitit 2019, që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” pas të dhënave të administruara në bashkëpunim me strukturat seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ndaj shtetaseve Xh. B. dhe K. M.

Në funksion të hetimit paraprak të këtij procedimi penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme:

Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.

Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO, në emër të shtetases Xh. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.