MENU
klinika

Pse e kundërshtoi Zogun?

Haki Stërmilli kërkoi amnistinë… pas hekurave

19.12.2021 - 10:20

         Dy ditë para se të shënohej 1-vjetori i shpalljes së Monarkisë, me 29 gusht 1929, nga qelia e burgut ku vuante dënimin, Haki Stërmilli i kërkonte amnistinë mbretit Zog.

Jetët e të dyve ishin kryqëzuar shpesh dhe ata kishin bashkëpunuar si dy miq të afërt. Kjo, deri në momentin e Revolucionit të Qershorit, ku Haki Stërmilli kishte dalë hapur në përkrahje të lëvizjeve demokratike.

Zogu nuk do t’ia falte këtë kundërvënie e për shumë kohë, Haki Stërmilli do të jetonte në arrati jashtë Shqipërisë.

Ndërsa gjendej prej afro dy vitesh në Manastir, më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav dhe i dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, të cilët e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas, në Tiranë, ku e shoqërojnë në burg.

Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg, sepse kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe vetë mbretit Zog.

Që prej këtij momenti, ai do t’i drejtohej disa herë me letra e telegrame ku i kërkonte ish-mikut të tij, pra mbretit Zog, që t’i falte lirinë.


Kërkesa e parë për falje, nga Haki Stërmilli:

Naltmadhnisë Tij

Mbretit të Shqiptarve Zogu I

Lutemi nxehtësisht qi të keni mëshirë me na e falë lirin me rastin e festës aniversarit të çpalljes së regjimit tonë në Monarki dhe të nderimit të fronit të Skënderbeut me Nalt Madhninë Tuaj.

Në emën të burgosunve për faje politike dhe ordinere

Haki Stermilli

Jahja Ndroqi

Haki Stërmilli u lirua nga burgu vetëm 4 vjet më vonë, me 28 nëntor 1933, pasi i kishte dërguar mbretit Zog një tjetër telegram, ku lutej për amnisti. Pas lirimit ai hapi një dyqan në Rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej pranë një firme të huaj që shiste në Shqipëri, llamba elektrike të firmës OSRAM.

Haki Stërmilli, ishte shkrimtar, gazetar, kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar në vitet 1923- 1924, me dekret të Ahmet Zogut, partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor.

Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve në trevat e okupuara nga Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet historiani: Arsyeja pse u fsheh...

Darka sekrete e Enverit me Safet Butkën, në ’43-in


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit