MENU
klinika

Formula 1

Hodhi kapsolle, arrestohet ish-piloti i Ferrarit

21.12.2021 - 18:23

Një ngjarje e pazakontë për një nga ikonat e Formula 1. Ish-piloti i Ferrarit, Jean Alesi, është arrestuar në qytetin e Avignone, Francë, ku është marrë në pyetje nga policia për akuzën e hedhjes së një kapsolle në dritaren e zyrës së kunatit të tij.

Arrestimi i 57-vjearit ka ndodhur ditën e hënë (rreth orës 16:00), i akuzuar se ka dëmtuar pronën e një tjetri përmes një mjeti eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në qytetin ku jeton Alesi. Policia ka marrë një telefonatë ditën e diel, rreth orës 22 të mbrëmjes, nga banorë të zonës ku ndodhi shpërthimi.

Ata ishin të shqetësuar për ngjarjen e ndodhur. Një fqinj i kunatit të Alezi ka arritur të marrë shënim targën e makinës, që ka ndihmuar policinë në gjejtjen e autorit. I arrestuar edhe Jose Alesi, vëllai i Jean, që është pronari i makinës.

Gjithsesi, Jean ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes, duke konfirmuar se është larguar nga vendi i shpërthimit me atë makinë, me drita të fikura. Ai pranoi se ndodhej në makinë me djalin e tij dhe një mik.

Ky i fundit ka hedhur mjetin shpërthyes që e kishte blerë në Itali. Alesi, në polici, ka thënë se ka dashur t’i bëjë një shaka kunatit, që kohët e fundit po divorcon me motrën e tij. Jean Alesi ka thënë se nuk ka asnjë polemika apo konflikt me kunatin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN