MENU
klinika

Varrosi të vrarët në Reçak

Hoxha për deklaratën e Vulin: Tani po bëhet masakra e radhës

11.12.2021 - 12:32

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë kanë filluar xhirimet e një filmi për Masakrën e Reçakut. Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vizituar ekipin filmik dhe ka thënë se ajo ngjarje është gënjeshtër dhe një trillim.

Hoxha që varrosi të vrarët në Reçak, e quajti deklaratën një ringjallje e ndjenjave jo të mira. “Tashmë po bëhet masakra e radhës jo vetëm mbi të masakruarit, por edhe familjarët, komunën edhe gjithë shqiptarët, sepse ta mohosh një masakër që e ka bërë pushteti i atëhershëm dhe të mundohesh t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër është masakër më e rëndë. Prandaj ne nuk kemi çka të habitemi, sepse qysh në ditët e para janë mundu që ta fshehin këtë krim, shqiptarët nuk e kanë cilësuar si masakër e ka cilësuar faktoi ndërkombëtarë.” tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

Ai tha se të gjitha këto trillime dhe mashtrime të pushtetit serb janë të kota.

“Sepse vetë fakti që për një muaj rresht i morën viktimat deshën të fshehin krimin, gjatë asaj periudhë kohore, ushtruan trysni tek faktorët e ndryshëm, saqë nuk i kursyen edhe imamët, hoxhallarët, njëri prej tyre kam qenë edhe unë dhe imami i nderuar, rahmetliu, Mahmut Efendi Mahmuti, pasi ushtronin dhunë psikologjike, kërcënime prej më të ndryshmeve që t’i varrosim jo së bashku, por t’i ndajmë në tri lokacione.”, tha ai.