MENU
klinika

Ndërron jetë në spital

I moshuari hidhet nga kati i dytë në Shkodër

06.12.2021 - 10:21

Një 76-vjeçar në fshatin Dobraç në Shkodër është hedhur nga kati i dytë i banesës. Policia bën me dije se ai është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

“Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.