MENU
klinika

Serie A, Java 17

Ibra shmang humbjen e Milanit në Udine

11.12.2021 - 23:45

Pas dy fitoreve radhazi, Milan është ndalur sonte në transfertën e Udines, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës vendase, madje ishte Ibrahimovic ai që shmangu humbjen në 92’.

Beto ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes mike dhe ka kaluar në avantazh bardhezinjtë në minutën e 17-të. Që nga nëntori 2021, Milan është skuadra që ka bërë më shumë gabime që kanë çuar te goli në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Skuadra e Pioli-t ka patur disa raste për të barazuar, por është dashur të pritej minuta e 92-të për ta parë këtë gol. Ka qenë Zlatan Ibrahimovic që ka fiksuar shifrat në 1-1 me një gjysmë roveshiatë.

Janë nxehur gjakrat në fundin e ndeshjes, me dy ekipet që janë përleshur pas një faulli ndaj Maignan. Suçess i Udinese-s është ndëshkuar me të kuq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN