MENU
klinika

"Kam qenë shumë i shqetësuar këto ditë..."

Ilir Meta ‘sfidon’ Guardia di Finanza-n: Gomonet me drogë po shkojnë…

10.12.2021 - 11:18

Një ditë më parë, drejtues të Guardia di Finanza u shprehën në takim me ministrin Bledi Çuçi se gjatë 2021 nuk është shënuar asnjë rasti i trafikimit të drogë me mjete lundruese drejt Italisë.

Mirëpo Ilit Meta ka kryer hetimet e tij dhe ka dalë në konkluzionin se në Turqi ka mbërritur drogë nga Shqipëria me gomone.

Meta ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 1.5 ton kanabis 3 ditë më parë në Turqi. Për Metën ky është një lajm shqetësues dhe tregues se ende në vend hashashi prodhohet me ritme të larta. Ai i kërkon autoriteteve të hetojnë deri në fund këtë rast dhe të çojnë në burg personat përgjegjës.

Po ashtu Meta i bën thirrje qeverisë që të forcojë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla.

“Me mjaft shqetësim kam përcjellë kapjen pranë Izmirit të një sasie rekord droge të nisur në rrugë detare nga Shqipëria. 1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdhaja të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend.

I bëj thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla, që përbëjnë rekorde të zeza për vendin.

Gjithashtu, apeloj për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij. Po kështu, i bëj thirrje Kuvendit të rrisë rolin e tij në mbikëqyrjen e luftës kundër trafikut të drogave dhe krimit të organizuar”, shkruan Meta.

Lënda narkotike u kap nga xhandarmëria turke pranë Muglas, ndërsa u arrestuan 3 persona, të cilët ishin të armatosur.