MENU
klinika

Serie A, Java 18

Inter me “5 yje”, pret “dhurata” nga rivalët

17.12.2021 - 23:46

Inter nuk e ka diskutuar fitoren përballë vendit të fundit në Serie A, duke triumfuar 5-0 në transfertë me Salernitanën, duke mbajtur kështu vendin e parë në renditje dhe duke shpresuar që Milan të humb apo më e paktë të barazojë me Napolin të dielën.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 0-2 me golat e Perisic dhe Dumfries, në pjesën e dytë shënojnë edhe Sanchez, Lautaro dhe Gagliardini duke plotësuar shifrën e 5 golave. Kjo është fitorja e pestë radhazi në Serie A dhe e shtata në 8 ndeshjet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN