MENU
klinika

Mbrojtja kërkon seancë publike: Duam arsyet

Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim

15.12.2021 - 18:31

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë. Vendimi është marrë nga gjyqtari i Procedurës Paraprake, raportojnë mediat në Kosovë.

Ndërsa avokati i Thaçit, Gregory Keohe u shpreh: “Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet”.

Kësisoj, gjykata me kërkesë të avokatëve ka marrë vendim që të zgjatet afati edhe për rishikimin tjetër të paraburgimit.

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë, avokati Kehoe ka thënë se rezervat e Prokurorisë mbi Policinë e Kosovës duhet të dëgjohen në debat publik.

“Kjo procedurë duhet të trajtohet në seancë të hapur, në debat të hapur këtu në gjykatë në mënyrë që të dëgjojmë se cilat janë rezervat që ka Prokuroria mbi Policinë e Kosovës apo çdo etnitet tjetër, prandaj ne kërkojmë seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet përse këta zotërinjtë mbahen në burg ndërkohë që ka një vit që presin gjykimin, ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë kushtet e vendosura. Të mos vazhdohet me këto komente të maskuara të Prokurorisë lidhur me konfidencialitetin apo se Policisë së Kosovës nuk mund t’i zihet besë”, ka thënë mbrojtja e Thaçit.