MENU
klinika

Kuota edhe për Shqipërinë, Kosovën e M. e Veriut

Italia kërkon 70 mijë punëtorë të rinj

27.12.2021 - 19:04

Qytetarët shqiptarë që duan të punojnë në Itali kanë mundësi të jenë pjesë e kërkesës për krah pune që ka aktualisht ekonomia italiane.

Qeveria italiane ka aprovuar dekretin për pranimin e rreth 70 mijë emigrantëve të rinj nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian mes të cilëve dhe Shqipëria.

“I përgjigjemi kërkesës së Industrisë Italiane e veçanërisht sektorit të ndërtimit”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në prezantimin e këtij dekreti fluksi emigrantësh.

“I japim mundësi, tha ai, rreth 70 mijë punonjësve të huaj të punojnë legalisht në Itali”.

Emigrantët e rinj që pranohen të punësohen brenda kësaj kuote duhet të jenë nga vende; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Tunizi, Ukraninë, Bangaldesh, Bosnjë, Bregu i Fildishtë, Egjipt. Marok, Indi, Gambia, Mal i Zi, Moldavi, Etiopi, Mali, Sri Lanka, Senegal, Algeri, Nigeria etj.

Kuotat e parashikuara për punësim janë 69 700 emigrantë.

Kërkohen 42 mijë punëtorë për bujqësi e turizëm- hoteleri, nga të cilat 14 mijë punëtorë vetëm për sektorin e bujqësisë.

Kuotat e tjera janë parashikuar për sektorin e ndërtimit e autotransport të mallrave.

Dekreti i fluksit parashikon dhe konvertimin e rreth 2000 leje qëndrimi për studim, stazh e formim profesional në leje qëndrimi punësimi, e të 4400 leje qëndrimi për punësim sezonal në leje qëndrimi punësim i rregullt me afat të gjatë kohorë.

Dekreti i fluksit do të ketë një “click Day” i parashikuar në orën 9.00 një ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare e do të pranohen kërkesat dëguar brenda dy muajve nga data e publikimit me prioritet renditjen kronologjike të aplikuesve.

Shpërndarja territoriale e kuotave të nevojshme për punësimin e emigrantëve të rinj do të përcaktohet nga Inspektoriati i punës së rajoneve e provincave italiane.

Për hartimin e këtij dekreti kanë punuar dy ministrite E Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Ministria e Brendshme e gjatë prezantimit të tij, Kryeministri italian Mario Draghi u shpreh se gjatë vitit 2022 është parashikuar një tjetër dekret fluksi për emigrantët e vendeve ekstra komunitare.