MENU
klinika

"Erdhe dhe qëndrove shkurt në jetën time!"

Ylli Limani i drejton një mesazh vajzës që i dedikon albumin

02.12.2021 - 07:16

Prej kohësh Yll Limani ka paralajmëruar fansat se po përgatit një mini-album. Sot ai ka zbuluar detajet nga EP që do publikohet më 5 dhjetor dhe mban titullin “Lshoja Zanin”. Po ashtu, Ylli ka treguar se përbëhet nga 5 këngë: Lshoja Zanin, Qaj, Gënjeshtare, Vonë, Çka nëse. Të gjitha këngët janë solo dhe nuk ka asnjë bashkëpunim.

 

Sakaq, përmes një postimi tjetër në Instagram, ai ka treguar se “EP” i dedikohet një vajze me të cilën ka patur një histori dashurie kohë më parë. “Faleminderit ty që disa vite më parë më frymëzove për këto këngë që do i publikoj.  Je ajo që erdhe e nejte shkurt në jetën tem, po këto kangë kanë me jetu përgjithmonë. Ka kalu shumë kohë, e sot nuk m’dhem ma kurgjo, veç i përjetoj këto kangë si me ni për dhimtë të tjetërkujt.“- shkruan ai.

Kjo është hera e parë që Ylli flet për këtë histori dashurie, pasi asnjëherë në media nuk është zbuluar asnjë informacion për jetën e tij sentimentale. Në fakt Ylli ka folur vetëm përmes këngëve.

Po ashtu, ai ka falenderuar edhe familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat. Epo mezi po presim ta lëshosh zanin më 5 dhjetor, Ylli!

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat