Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill vërtet jetojnë në Shtëpinë e Bardhë, por kjo nuk do të thotë se e kanë çdo gjë të gatshme..
Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, 79 vjeç, zbuloi se ai dhe Dr. Jill Biden “nuk janë mësuar me njerëzit që t’i shërbejnë” në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ishte i ftuar në “The Tonight Shoë” me Jimmy Fallon.
“Jill dhe unë, ne vijmë me prejardhje të klasës së mesme. Ne të dy jemi të diplomuar në universit dhe kemi punuar shumë… gjithsesi, rezultati përfundimtar ishte se nuk jemi mësuar me njerëzit që na shërbejnë. Dhe kështu në Shtëpinë e Bardhë, është dikush që të përgatit mëngjesin ose dikush që të paketojë rrobat ose dikush që të mban çantën. Tani kemi një marrëveshje. Dhe ata janë të mrekullueshëm. Djemtë që drejtojnë kuzhinën në katin e dytë, nuk i lëmë të hyjnë për të bërë punë mëngjesi, sepse nuk ka nevojë që ata të bëjnë mëngjes, ndërsa ne mund të skuqim vezët tona ose të mbushim një tas me drithëra”, regoi Biden.
Kur Fallon e pyeti presidentin nëse i skuq vetë vezët, Joe sqaroi: “Epo unë nuk i bëj, Jill i bën”, teksa vuri në dukje se aftësitë e tij në kuzhinë janë mjaft të kufizuara.